Agroblend Kosova

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Sumialpha 5EC

Produkt Insekticid

Informacion rreth produktit

Pesha: 1L
Formulimi: Koncentrat i emulgueshem (EC)

SUMIALFA 5 EC është insekticid i grupit të piretroideve sintetike me një spekter të gjerë veprimi.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhëzime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:

• Ne qofte se gelltitni me pak se 2 ml/kg peshe trupore, mos provokoni te vjella.

• Ne qofte se i demtuari ka te vjella spontane, i vendoset koka poshte per te parandaluar kalimin e lengjeve ne mushkeri.

• Ne se eshte gelltitur me shume se 2 ml/kg peshe trupore dhe nuk ka pasur te vjella, i demtuari dergohet per ndihme mjeksore.

• Kur preparati bie ne kontakt me syte, lahen me uje te bollshem per me shume se 15 min, duke i mbajtur te hapur dhe kerkohet ndihme mjekesore.

• Kur bie ne kontakt me lekuren, ajo menjehere lahet me uje dhe sapun. Pas tharrjes perdorni krem qe permban vitamine E ose vaj. Lyerja me vaj ose krem perseritet disa here deri sa te arrihet qetesimi.

• Ne qofte se frymemarrja eshte veshtiresuar, i demtuari nxirret ne ajer te paster dhe dergohet tek mjeku.

• Antidot specifik nuk ka. Mjekimi simptomatologjik.

Informacion

Informacion shtesë

Fitotoksiteti:
Kur perdoret ne dozat dhe koncentrimet e rekomanduara nuk jep shenja fitotoksiciteti.

Impact on the ecosystem:
Helmues për bletët dhe zogjtë. Shumë helmues për peshqit dhe organizmat ujore. Mos ndotni ujrat me preparatin ose ambalazhin e tij. Evitoni shpërndarjen e tretësirës spërkatëse në sipërfaqet ujore.

Karenca:
Per te gjithe kulturat 21 dite.

Magazinimi:
Preparati ruhet në kuti të mbyllura, në vende të thata e të ftohta, në temperature –5 deri 350 C. Preparati të mos mbahet në diell e në lagështi.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Perdoret ne bimet e arave, bimet industriale, perime, vreshte dhe peme frutore kunder:

Rendi i Lepidoptereve: krimbat e misrit, krimbi i murrme, krimbi i boces se pambukut, krimbi i kuq i pambukut, krimbi i molles, tenja e molles, krimbi i lakres.
Rendi i Hemiptereve: cimka e grurit, cimka e pambukut, cimka e jonxhes.
Rendi i Homoptereve: breshkezat, krahebardha dhe afidet.
Rendi i Ortoptereve: karkalecat.
Rendi i Koleoptereve: shushunjat e drithrave, bubureci i patates, etj.

Kunder breshkezes se Kalifornise perdoret vetem kur ka infeksion ne fruta.
Ne te gjitha rastet perdoret ne perqendrimin 0.02-0.05%

Kujdes: Mos u fut ne vendin e trajtuar pa veshje mbrojtese dhe pa u thare tretesira e sperkatjes

Informacion

Masat parambrojtese

• Mbajeni ne vende te sigurta dhe larg femijeve, ushqimeve te njerezve dhe kafsheve, ujit te pishem.

• Gjate punes mos hani, mos pini lengje e duhan

• Gjate punes vishni rrobat e punes, paisjet mbrojtese per syte dhe fytyren (doreza, syzet, mbrojtesen e fytyres etj).

• Mbas punes dhe perpara ngrenies lani duart dhe pjeset e ekspozuara te lekures me uje dhe sapun

• Mbas mbarimit te punes lani paisjet mbrojtese, mjetet e sperkatjes.

• Bëni shkatërrimin e ambalazhit sipas rregullave në fuqi

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Esfenvalerate 5%

Informacion

Përshtatshmëria

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.