Agroblend Kosova

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Los Ovados 200 SE

Produkt Insekticid

Informacion rreth produktit

Formulimi: Emulsion i suspendushem (SE)

LOS OVADOS 200 SE eshte insekticid me veprim kontakti dhe stomaku, i cili ka për qëllim kontrollimin e insekteve që thithin dhe kafshojnë. Produkti ka efekt kontakti, translaminar dhe sistemik te bimët. Në përputhje me klasifikimin IRAC, substanca aktive, acetamiprid, klasifikohet si grupi 4A.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhëzime për ndihmën e parë dhe këshilla për mjekun:

H302: I demshem nese gelltitet. Ne rast gelltitje, marje me organet e frymamarjes dhe me lekuren shkakton keto shenja: iritim te syve, spazme muskulare, dispnea, cionoze, ataksi te mundeshem, bradikardi.
H410: Shumë toksike për jetën ujore me efekte afatgjata.
H361d: Dyshohet për dëmtim të fertilitetit ose fëmijës së palindur

Në rast kontakti me lëkuren ose mukozat, lahuni me uje të bollëshem dhe sapun

Në rast thithje nëpërmjet frymëmarrjes të tretësires spërkatëse me organet e frymëmarjes i aksidentuari vendoset në një mjedis të ngrohtë dhe të ajrosur

Ne rast helmimi, kerkoni menjëherë ndihmë në qëndrën më të afërt spitalore, duke i treguar mjekut etiketën e këtij produkti.

Nëse gëlltitet: Thirrni një qendër helmi ose mjek nëse nuk ndiheni mirë. Shpëlaje gojën.

Nëse nevojitet këshillë mjekësore, keni në dorë enën ose etiketën e produktit.

Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi sipas simptomave
Antidot: asnjë, trajtohet në mënyrë simptomatike.

Informacion

Karakteristikat

Note: Produkti përmban substancën aktive acetamiprid – një përbërës neonikotinoid (insekticide që reagojnë me receptorët e acetilkolinës nikotinike (Ach) – IRAC grupi 4A). Duhet të ndiqen rekomandimet e mëposhtme për të minimizuar rrezikun e rezistencës së insekteve: produkti duhet të përdoret vetëm në dozat dhe periudhat e rekomanduara, të mos tejkalohet numri i rekomanduar i trajtimeve me produktin gjatë sezonit të rritjes, nëse është e nevojshme të bëhen trajtime të tjera, duhet të përdoret një produkt me përbërës aktiv të një grupi tjetër, me mekanizëm veprimi tjetër.

Përgatitja e solucionit: Përpara se të filloni përgatitjen e lëngut, përcaktoni me kujdes vëllimin e kërkuar së bashku me sasinë e produktit. Kur mbushni spërkatësin, ndiqni udhëzimet e prodhuesit të spërkatësit. Në mungesë të udhëzimeve, shtoni sasinë e matur të produktit në rezervuarin e spërkatësit të mbushur pjesërisht me ujë (me përzierësin e ndezur). Shpëlajini enët e zbrazura tri herë me ujë dhe derdhni ato në rezervuarin e spërkatësit së bashku me solucionin, shtoni ujë në sasinë e kërkuar dhe përzieni mirë. Pas derdhjes së produktit në rezervuarin e spërkatësit i cili nuk është i pajisur me një përzierës hidraulik, përzieni lëngun mekanikisht. Në rast të ndërprerjeve në spërkatje, përzieni tërësisht solucionin në rezervuarin e spërkatësit përpara ri-fillimit të spërkatjes. Lani pajisjet tërësisht pas punës.

Fitotoksiteti: Në dozat dhe bimët e rekomanduara nuk shfaq shenja fitotoksiciteti.

Verejtje per perdorimin: Produkti nuk duhet të përdoret në tokë bazë në prodhimin e kolzës së dimrit, kolzës së pranverës dhe patates. Spërkatja te insektet (sidomos insektet thithëse) duhet të bëhet e plotë, duke mbuluar të gjitha pjesët e bimës me lëngun spërkatës. Produkti duhet të përdoret në temperaturë më pak se 20°C. Në temperatura më të larta, trajtimi duhet të bëhet në fund të ditës.

Ndikimi ne ekosistem:
EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ndiqni udhëzimet për përdorim.

EUH208: Përmban 1,2-benzoizotiazolin-3-on. Mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Mos e ndotni ujin me produktin ose paketimin e tij. Mos i lani pajisjet në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Shmangni ndotjen e ujërave nëpërmjet kanaleve kulluese nga fermat dhe rrugët. Shmangni derdhjet në mjedis. Gjatë lulëzimit të kulturave të ndryshme, rekomandohet përdorimi i agjentit jashtë periudhave të aktivitetit të bletëve. Mos e përdorni produktin në tokë alkaline. Respektoni një zonë sigurie të paspërkatur prej të paktën 2-3 m me ndërtesat e banimit/banorët dhe palët e treta gjatë spërkatjes me spërkatëse fushe dhe të paktën 5 m gjatë spërkatjes me spërkatëse pemësh.

Për të mbrojtur organizmat ujorë, është e nevojshme të përcaktohet një zonë sigurie me gjerësi 20 m nga rezervuarët e ujit dhe rrugëkalimet e ujit. Për të mbrojtur bimët e tjera dhe artropodet, respektoni një zonë sigurie të paspërkatur prej 5 m nga toka jobujqësore, ose 1 m nga toka jobujqësore, duke marrë njëkohësisht masa që reduktojnë 90% fluturimin e lëngut spërkatës përmes erës gjatë trajtimit.

Karenca: Të gjitha intervalet midis aplikimit të fundit të produktit deri në ditën kur bima e kultivuar vilet (periudha e pritjes):

Patatja 7 ditë

Kolza 39 ditë

Molla, qershia, vishnja, arra, lajthia, dardha, kumbulla, nespulla, ftoi 14 ditë

Domatja, specat dhe patëllxhani ne sera 3 ditë.

Periudha e sigurtë për hyrje: Periudha midis aplikimit të produktit dhe ditës në të cilën në zonën e trajtuar me produkt mund të futen njerëz dhe kafshë (periudha e parandalimit) 1 ditë.

Kushtet e ruajtjes dhe magazinimi: Mbajeni produktin e mbrojtjes së bimëve në paketimin origjinal, në temperaturë 0°C deri në 30°C.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Patate: kunder bubrecit (Leptinotarsa decemlineata). Doza e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,1-15 lit/ha, te tretur ne 200-300 lit uje. Trajtimi duhet të kryhet në momentin e konstatimit të vezëve dhe çeljes në masë të larvave, nga faza 50% e mbulimit të rrjeshtave deri në fazën e lulëzimit të plotë (50% e luleve në lulëzimin e parë janë të hapura) (BBCH 35-65). Përdorni dozat më të larta të rekomanduara në rast të shfaqjes së tyre masive. Aplikohet 1 trajtim/sezon.

Mollë dhe dardhe: kunder afideve (Aphis spp., Dysaphis plantaginea). Doza maksimale e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,125 lit/ha, te tretur ne 700-750 lit uje. Aplikoni masën kur shfaqen kolonitë e para të afideve. Kryeni trajtimin nga fundi i fazës së lulëzimit deri në fillimin e lidhjes së frutave, kur frutat të arrijnë madhësinë 10 mm (BBCH 69-71).

Kunder krimbit (Cydia pomonella): Doza maksimale e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,2 lit/ha, te tretur ne 700-750 lit uje. Trajtoni në fillim të fluturimit të dëmtuesit dhe të lëshimit masiv të vezëve, në fund të fazës së lulëzimit, deri në fazën kur diametri i frutave arrin 40 mm, fruti rritet (BBCH 69-74). Aplikohen 1-2 trajtime/sezon, me interval 30 ditë.

Qershi, vishnje: kunder mizes (Rhagoletis cerasi) aplikojeni produktin kur mizat shfaqen shumë herë dhe kur bëjnë vezë në numër të madh. Kryeni trajtimin që nga momenti kur fruti arrin 90% të madhësisë së tij tipike deri në fillimin e pjekjes dhe ngjyrosjes së frutave (BBCH 79- 81). Kunder afideve (Aphis spp.) aplikoni masën kur shfaqen kolonitë e para të afideve. Kryeni trajtimin që nga momenti kur fruti arrin 90% të madhësisë së tij tipike deri në fillimin e pjekjes dhe ngjyrosjes së frutave (BBCH 79-81). Doza maksimale e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,125 lit/ha, te tretur ne 750 lit uje. Aplikohet 1 trajtim/sezon.

Arre dhe lajthi: kunder afideve (Aphis spp.), aplikojeni produktin nga fundi i fazës së lulëzimit (BBCH≥69). Doza maksimale e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,2 lit/ha, te tretur ne 200-750 lit uje. Aplikohen 1-2 trajtime/sezon, me interval 30 ditë

Kolzë vajore dimërore dhe pranverore: kunder Meligethes aeneus, Ceutorhynchus assimilis, Ceutorhynchus quadridens, Dasineura brassicae, Meligethes aeneus, Athalia colibri, Aphis spp. Aplikohet në momentin e infektimit nga dëmtuesit në plantacion, sipas sinjalizimit, nga faza kompakte e tufës luleve (gonxhe të dukshme të vetme, të mbyllura në lulëzimin kryesor) deri në fazën e plotë të lulëzimit të kolzës (BBCH 55- 65). Doza më e lartë e rekomanduar duhet të përdoret në rast të një sulmi intensiv të dëmtuesit në plantacion. Kunder Ceutorhynchus assimilis, Dasineura brassicae aplikohet gjatë fazës së lulëzimit, nga momenti kur 20% e luleve janë hapur, deri në fund të fazës së lulëzimit (BBCH 62-69). Doza më e lartë e rekomanduar duhet të përdoret në rast të një sulmi intensiv të dëmtuesit në plantacion. Doza e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,12-0,25 lit/ha, te tretur ne 200-300 lit uje. Aplikohet 1 trajtim/sezon.

Kumbull: kunder Aphis spp., Hoplocampa spp, Cydia pomonella, Parthenolecanium corni, trajtoni nga fundi i lulëzimit deri në pjekurinë e frutave (BBCH 69-89). Doza e rekomanduar për përdorim të vetëm 0,125-0,2 lit/ha, te tretur ne 600-1000 lit uje. Aplikohen 1-2 trajtime/sezon, me interval 30 ditë.

Domate (serrë), spec (serrë), patëllxhan (serrë): kunder Trialeurodes vaporariorum, Thrips tabaci, Frankliniella occidentalis, Phytomyza spp., Aphis spp., Lygus spp., Alticini spp., trajtoni nga faza e parë e gjethes deri në ngjyrën e plotë të frutave (BBCH 11-89). Doza e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,24-0,3 lit/ha, te tretur ne 600-750 lit uje, për përdorim të dyfishtë 0,12-0,2 lit/ha, te tretur ne 300-500 lit uje.

Fidanishte bimësh dekorative dhe fidanishte pyjore, bimë decorative: kunder Aphis spp., Collembola, Coleophora laricella, përdorni agjentin siç tregohet, nga faza e shpalosjes së gjethes së parë deri në fund të lulëzimit (BBCH 11-69). Doza maksimale e rekomanduar për një përdorim të vetëm 0,2 lit/ha, te tretur ne 250- 400 lit uje. Aplikohen 1-2 trajtime/sezon, me interval 30 ditë.

Panxhar sheqeri, panxhar foragjer, panxhar i kuq: kunder Bothynoderes punctiventris, Chaetocnema concinna, atomaria linearis dhe morrat e bimëve, aplikojeni produktin në faza nga gjethja e dytë deri te gjethja e nëntë (BBCH 12–19). Doza maksimale/e rekomanduar e produktit për një aplikim të vetëm 0.25 l/ha, te tretur ne 300- 400 lit uje. Aplikohet 1 trajtim/sezon.

Selino: kunder vemjeve të pieris brassicae, pieris rapae, autographa gamma, plutella xylostella, mamestra brassicae dhe vemjet e tjera që ushqehen me gjethe, euleia heraclei, chamaepsila rosae, lygus, spodoptera exigua, spodoptera littoralis dhe morrave te bimëve, aplikojeni nga gjethja e dytë deri te gjethja e nëntë (BBCH 12-19). Doza maksimale/e rekomanduar e produktit për një aplikim të vetëm 0.25 lit/ha, te tretur ne 300-400 lit uje.

Nespul dhe ftua: kunder morrave te bimëve, përdoreni nga fundi i lulëzimit derisa fruta të arrijë diametrin 40 mm (BBCH 69–74). Doza maksimale/e rekomanduar e produktit për një aplikim të vetëm 0.2 lit/ha, te tretur ne 750 lit uje.

Informacion

Masat parambrojtese

• P102: Mbani larg mundësive të fëmijëve.

• P103: Lexoni etiketën përpara përdorimit.

• P201: Merrni udhëzime të veçanta përpara përdorimit

• P202: Mos e trajto deri sa të jenë lexuar dhe kuptuar të gjitha paralajmërimet e sigurisë.

• P281: Perdorni veshje mbrojtese.

• P405: Magazinojeni të kyçur.

• EUH401: Për të shmangur rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, respektoni udhëzimet e përdorimit.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Acetamiprid 200 g/l (18.8%)

Informacion

Përshtatshmëria

Produkti perdoret i vetem. Nëse përzihet me formulime të tjera, duhet të respektohet periudha më e gjatë e pritjes. Kalibroni sprucatorët për të spërkatur vetëm nga afër.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.