Agroblend Kosova

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Galileo 125

Produkt Fungicid

Informacion rreth produktit

Formulimi: Emulsion ujor (EW)
Lloji: Fungicid sistemi me spektër te gjerë veprimi.

GALILEO 125 EW eshte fungicid sistemi me spektër te gjerë veprimi, për kontrollin e sëmundjeve të hardhisë, pemëve frutore, perimeve dhe bimëve dekorative. GALILEO 125 EW mundëson maksimumin e mbrojtjes ndaj sëmundjeve, me mënyra të ndryshme aplikimi te tipit parandalues si dhe sherues. Perdoret ne faza te ndryshme vegjetative, i vetëm ose në përzierje me produkte të tjera, në varësi të trajtimit të përshtatshëm.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhezime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:
• H302: I demshem ne rast gelltitje.

• H315: Shkakton irritim ne lekure.
Në rast kontakti me lëkurën ose mukozat, lahuni me ujë të bollshëm dhe sapun.

• H332: I demshem ne rast thithje me organet e frymemarrjes.
Në rast thithje të tretësires spërkatëse me organet e frymëmarrjes, i aksidentuari çohet në një mjedis të ngrohtë dhe të ajrosur.

• H318: Shkakton demtim serioz te syve.

• Në rast helmimi, kërkoni menjeherë ndihmë në qendrën më të afërt spitalore, duke i treguar mjekut etiketën e këtij produkti.

• Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi sipas simptomave.

Informacion

Informacion shtesë

Vërejtje për përdorimin.
Përzihet me produktet e tjera me përjashtim të atyre me pH alkaline. Përzihet edhe me biostimulantet dhe plehrat gjethore. Në raste përzierje me produkte të tjera, të respektohet periudha e karencës më e gjatë.

Fitotoksiteti:
Nuk duhet trajtuar gjate lulezimit. Ekzistojne shume kultivare me ndjeshmeri te ndryshme ndaj preparatit, prandaj keshillohet kryerja e provave ne nje numer te vogel bimesh te ketyre kultivareve para trajtimit.

Ndikimi ne mjedis:
Nuk është helmues ndaj bletëve.
• P273: Shmangni shkarkimet, derdhjet në mjedis.
• H412: E dëmshme për jetën ujore me efekte afatgjata. Mos ndotni ujërat me këtë produkt ose ambalazhet e tij.

Karenca:
• 14 ditë në hardhi, mollë, dardhë, pjeshkë, nektarina
• 7 ditë për kungulloret
• 4 ditë për domate dhe spec
• 35 ditë për drithërat

Magazinimi:
Preparati ruhet ne vende të errëta pa diell dhe pa lagështi, në temperaturë deri ne 35°C.

Informacion

Usage & Dosage

Ne hardhi: Për kontrollin e hirit, me 20-25 ml/100 lit ujë (240 ml/ha). Trajtime para dhe pas lulëzimit në intervale 12-14 ditore. Preparati shfaq veprim edhe ndaj kalbëzimit te zi (Guignardia bidwellii).

Në mollë, dardhë: Për kontrollin e kromës, me 30 ml/100 lit ujë (300 ml/ha). Trajtoni çdo 7 ditë duke filluar me shfaqjen e njollave te para deri kur fruti te arrije madhesine e kokres se arrës. Vazhdoni më tej në intervale 10 ditore. Trajtim shërues brenda 72-96 orësh pas shirave infektues. Trajtime bllokues (në prani të simptomave): bëni 2 trajtime në distancë 5-7 ditë, më pas vazhdoni në interval të zakonshëm. Këshillohet përzierja me një produkt tjetër mbrojtës.
Për kontrollin e hirit, me 16-24 ml/100 lit ujë (190-290 ml/ha), trajtime pranverore dhe verore, në intervale 12-14 ditore.

Në pjeshkë, nektarina, kajsi, etj.: Për kontrollin e hirit, me 30 ml/100 lit ujë (300 ml/ha). Trajtoni që me rënien e petaleve dhe me perseritje çdo 12-14 ditë.

Kungullore (kastravec, pjepër, kungull, shalqi): Per kontrollin e hirit, me 50 ml/100 lit ujë (400 ml/ha në varësi të sipërfaqjes dhe bimës), duke filluar me shfaqjen e shenjave të para, dhe përsëritni trajtimet 2-3 herë në intervale 10-15 ditore.

Domate: Per kontrollin e hirit, me 20-40 ml/100 lit ujë (200-400 ml/ha); për kontrollin e kladiosporoiozës, me 40-60 ml (400-600 ml/ha). Filloni trajtimet me shfaqjen e shenjave të para, dhe përsëritni trajtimet 2-3 herë në intervale 12-15 ditore. Në rast ndërhyrje shëruese, trajtoni në interval 8- 10 ditore

Spec: Per kontrollin e hirit, me 20-35 ml/100 lit ujë (200-350 ml/ha në varësi të sipërfaqjes dhe bimës), duke filluar me shfaqjen e shenjave të para, dhe përsëritni trajtimet 2-3 herë në intervale 10-15 ditore. Në rast ndërhyrje shëruese, trajtoni në interval 8-10 ditore.

Drithëra: Per kontrollin e sëmundjeve qe godasin gjethet dhe kallirin, si psh. hiri (Erysiphe graminis), ndryshku (Puccinia spp.), septorioza (Septoria spp.), rincosporioza (Rhynchosporium secalis). Doza e përdorimit është 0,9-1 lit/ha, me solucion 200-600 lit ujë. Filloni trajtimet si parambrojtës, me shfaqjen kushteve të favorshme për infeksione. Duhet të kryhen dy trajtime, respektivisht në fazën e 1-2 nyjeve dhe në fillim të lidhjes së kallirit. Mund të kryhet vetëm një trajtim nëse presioni i infeksionit është i vogël dhe varieteti është më pak i ndjeshëm ndaj sëmundjeve

Në bimë zbukuruese dhe lule: Per kontrollin e hirit, ndryshkut, alternaries, kromës, me 20-60 ml/100 lit ujë, në varësi të bimës dhe presionit te infeksionit.

Informacion

Preventive Measures

Masat parambrojtëse:

• P102: Mbani larg mundësive të fëmijëve.

• P101: Nëse duhet këshillë mjekësore, mbajeni kontejnerin ose etiketën e produktit me vehte

• P101: Lexoni etiketën përpara përdorimit.

• Ruajeni në vende të thata dhe të freskëta, larg ushqimeve, pijeve dhe ushqimeve për blegtorinë.

• Evitoni kontaktet e zgjatura të syve dhe lëkurës me preparatin
• Evitoni marrjen e preparatit me organet e frymëmarrjes gjatë përgatitjes së solucionit spërkatës dhe gjatë spërkatjes.

• Gjatë përdorimit të tij, mos ha e mos pi ujë apo duhan.

• Gjatë punës përdor paisje mbrojtese: kominoshe, doreza, maska, syze.

• Në përfundim të punës, lani duart dhe pjesët e ekspozuara të trupit si dhe paisjet mbrojtëse dhe mjetet spërkatese.

• P501: Shkaterrimi i permbajtjes/ambalazheve ne perputhje me rregullat në fuqi.

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Tetraconazole 125 g/L

Informacion

Përshtatshmëria

Përzihet me produktet e tjera me përjashtim të atyre me pH alkaline. Përzihet edhe me biostimulantet dhe plehrat gjethore. Në raste përzierje me produkte të tjera, të respektohet periudha e karencës më e gjatë.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.