Lloji: Insekticid me spekter te gjere veprimi
Closer® është një insekticid në formë koncentrati të suspensueshëm për kontrollin e një game të gjerë dëmtuesish në perime, patate, hardhi, fruta dhe bimë dekorative.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Udhëzime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:
EUH208: Permban 1,2-benzisothiazolin-3-one. Mund te provokoje reaksion alergjik.
• Në rast thithje: Zhvendoseni personin në ajër të pastër.
• Në rast të ndalimit të frymëmarrjes: lajmeroni shërbimet e urgjencës ose një ambulancë, pastaj jepni frymëmarrje artificiale; për të praktikuar frymemarrjen gojë më gojë, shpëtimtari duhet të përdorë mbrojtjen e duhur (psh. një maskë xhepi).
• Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni menjëherë veshjet e ndotura. Shpëlajeni menjëherë me shumë ujë për 15-20 min.
• Në rast të kontaktit ne syMbajini sytë hapur dhe shpëlajini ngadalë dhe butësisht me ujë për 15-20 min. Hiqni lentet e kontaktit, nëse janë të pranishme, pas 5 min të para dhe vazhdoni të shpërlani sytë.
• Në rast gëlltitjeje: Asnjë trajtim mjekësor urgjent nuk është i nevojshëm.
Paralajmërim:
P308-P313: Në qoftë se ekspozoheni ose shqetësoheni: Menjëherë telefononi një qendër
helmimi apo një doktor/mjek dhe tregoni etiketën.
Perdorimi:
CLOSER është një insekticid sistemik që lëviz përmes ksilemës me një lëvizje translaminare dhe vepron në
insekt kryesisht nga kontakti dhe gëlltitja. Kontakti ndodh përmes aplikimit direkt të produktit. Gëlltitja
zhvillohet përmes stiletit (tubit ushqyes), i cili depërton në sistemin vaskular të bimës. Sapo të ketë hyrë në
trupin e insektit, Closer vepron në vendin nikotinik të acetilkolinës. Simptomat shfaqen brenda disa orësh dhe
vdekshmëria vjen menjëherë pas kësaj.
Fitotoksiteti:
Jo fitotoksik ndaj kulturave të autorizuara dhe dozave të rekomanduara në ketë etiketë
Usage notes:
Mos e perdorni produktin në peme frutore gjatë periudhës së lulëzimit.
Ndikimi në ekosistem:
Për përdorime në kultura të tjera, mos e vendosni produktin pranë koshereve ose kur bletët janë plotësisht
aktive në të korrat për t'u trajtuar.
Produkti është i rrezikshëm për bletët dhe nuk duhet të përdoret në zonat ku ushqehen bletët. Trajtimet duhet të kryhen në orët paraprake ose pas aktivitetit të plotë të bletëve.
Shmangni që bletët të ekspozohen në kontakt të drejtpërdrejtë gjatë aplikimit, zhvendosjes dhe pikave të produktit ende të lagura.
Environmental precautions:
H411: Shumë toksike për jetën ujore me efekte afatgjata. Për të mbrojtur organizmat ujorë, mos e përdorni në një distancë më të shkurtër se 20 m nga sipërfaqet ujore. Evitoni ndotjen e sipërfaqeve jo të synuara gjatë spërkatjes.
P273: Mos ndotni mjedisin. Për të evituar rrezikun e ndotjes së ambjentin, përmbajuni udhëzimeve mbi magazinimin dhe përdorimin.
SP1: Mos ndotni ujerat me produktin ose kontenitorin e tij. Mos pastroni pajisjet e sperkatjes ne afersi te ujerave siperfaqesore. Evitoni ndotjen nepermjet sistemeve te kullimit.
P501: Hidheni përmbajtjen/kontejnerin në përputhje me legjislacionin në vend.
Pre-harvest interval:
7 ditë për mollën, dardhën, ftuan, nespolen, pjeshkën, nektarinen, qershine, vishnjen, xinxifen, agrumet,
qitron, pataten, sallaten, kryqoret, rrepen
1 ditë për domaten, specin, patëllxhanin, kungulloret.
Në mollë, dardhë, ftua, nespole:
Lejohen maksimumi 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
-Kundër morrave
të mollës, morrit të fasules, morrit të trëndafilave, morrit jeshil të agrumeve, me 200-400 ml/ha;
- 400 ml/ha kundër morrit te pergjakshem
- 300 ml/ha kundër morrit të gjelbër të pjeshkës dhe morrit të qershisë dhe 200
ml/ha kundër morrave të tjere.
- Kundër breshkezes se Kalifornise, në kohën e migrimit të nimfave, kryeni 1
trajtim, me 400 ml ose 2 trajtime në me 200 ml/ha secila. Përdoret deri në 400 ml produkt/sezon.
Në pjeshkë, nektarine, kajsi, kumbull, qershi, vishnje:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
- Kundër morrave, me shfaqjen e infeksionit të pare dhe ne fazën e pjekjes, duke përdorur 200-400 ml
produkt/ha
- 400 ml/ha kundër morrit te pergjakshem
- 300 ml/ha kundër morrit të gjelbër të pjeshkës dhe
morrit të qershisë
- 200 ml/ha kundër morrave të tjera.
- Kundër breshkezes se Kalifornise, kryeni 1 trajtim,
duke përdorur 400 ml ose 2 trajtime, me 200 ml/ha secila. Trajtoni pas shfaqjes së lules dhe fazës së avancuar
të pjekjes së frutave dhe në çdo rast në kohën e migrimit të nimfave. Përdoret deri në 400 ml produkt/sezon.
Ne agrume
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
- Kundër morrave ne agrume dhe breshkezes,
buburrecit miellor te agrumeve në fazën e çeljes së vezëve dhe kundër morrit të gjelbër të agrumeve, morrit te
pambukut dhe kungulloreve, pas shfaqjes insektit ne fazat e para dhe ne fazën të përparuar të pjekjes se
frutave, me 400 ml produkt/ha ne nje trajtim te vetem ose 2 trajtime nga 200 ml/ha. Përdoret deri në 400 ml
produkt/sezon.
Në domate, spec, patëllxhan, bamje, në fushë të hapur dhe sera:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
– Kunder morrit të gjelbër të pjeshkës, morrave në kungullore, morrit jeshil te patates, me shfaqjen e pare
te insekteve dhe ne fazen e pjekjes se frutave me doze 200 ml produkt/ha me interval 7 dite. Kundër
krahebardhes dhe tripasit të duhanit, me shfaqjen e insekteve te para, midis fazave me shfaqjen e lastarit të
parë dhe pjekjes së frutave me dozë 200 ml/ha.
– Në rast të infeksionit te lartë, kryeni një trajtim të vetëm me
dozë 400 ml/ha. Përdoret deri në 400 ml produkt në sezon
Ne kungullore, ne sera dhe fushe te hapur:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
– Kundër morrit ne
kungulloreve, morrit jeshil të pjeshkës, morrit të fasules, me shfaqjen e insekteve ne fazat para, midis filizit të
parë dhe pjekjes se frutave, me 200 ml/ha.
– Kundër krahebardhes dhe tripsit të duhanit me shfaqjen e
insekteve ne fazat e para, midis lastarit të parë dhe pjekjes së frutave, me 200 ml/ha.
– Në rast të infeksionit të
lartë kryeni një trajtim të vetëm me 400 ml/ha. Përdorni një dozë maksimale prej 400 ml produkt/ha/sezon.
Ne patate:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 21 ditë.
– Kunder morrit të gjelbër të pjeshkës, morrit te
fasules, morrit jeshil te patates, morrit te trëndafilit, morrit jeshil te patates, me shfaqjen e e insekteve ne fazat
e para, ndërmjet fazës së formimit të lastarëve bazalë anësorë dhe zverdhjes së gjetheve, duke përdorur 200
ml/ha. Përdoret deri në 400 ml produkt/sezon.
Ne perime gjethore:
Lejohet vetem një trajtim vetëm në fushë të hapur.
– Kundër morrit jeshil të pjeshkës, me
shfaqjen e insekteve ne fazat e para, midis gjethes së nëntë të vërtetë dhe lartësisë tipike përfundimtare, me
200 ml/ha. Përdorni maksimumi 200 ml produkt/ha/sezon.
Duke pasur parasysh numrin e lartë të varieteteve që karakterizojnë këtë grupim, në fillim të çdo cikli prodhimi, rekomandohet të kryeni një provë paraprake para çdo përdorimi.
Ne perimet kryqore, rrepe:
Lejohet një trajtim i vetem ne fushë të hapur.
– Kundër morrit të lulelakrës, morrit
jeshile të pjeshkës, me shfaqjen e insekteve ne fazat e para, midis gjethes së nëntë të vërtetë dhe lartësisë
tipike përfundimtare, me 200 ml/ha. Përdoret deri në 200 ml produkt/sezon
Në lule shtrydhe, mjeder, manaferra, boronica:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë. Kunder
morrit të gjelbër të pjeshkës, morrit te fasules, morrit jeshile te patates, morrit te trëndafilit, me shfaqjen e
insekteve ne fazat e para, ndërmjet fazës së formimit të lastarëve bazalë anësorë dhe zverdhjes së gjetheve,
me 200 ml/ha. Përdoret deri në 400 ml produkt/sezon
Bime dekorative, bulba dhe lule në fushë të hapur dhe sera:
Lejohen 2 trajtime/sezon, në interval 7-14 ditë.
– Kundër morrit jeshil të pjeshkës, morrit të fasules, morrit të trëndafilit, me shfaqjen e insekteve ne fazat e
para midis fazës së daljes se gjethes se dytë dhe petaleve të para të lules, me 200 ml/ha.
– Kundër
krahebardhave dhe tripsit të duhanit, me shfaqjen e insekteve ne fazat e para ne fazen midis lastarit të parë të
dukshëm dhe pjekjes së frutave, me 200 ml/ha. Në rast të infeksionit të lartë kryeni një trajtim të vetëm me
400 ml/ha. Përdoret deri në 400 ml produkt/sezon.
EUH401: Per te evituar rreziqet per njerezit dhe mjedisin, permbajuni udhezimeve te perdorimit ne kete etikete
P391: Mblidheni atë që derdhet.
P101: Nëse duhet këshillë mjekësore, mbajeni kontejnerin ose etiketën e produktit afër.
P102: Mbajeni larg fëmijëve.
P103: Lexoni etiketën përpara përdorimit
P201: Merrni udhëzime të veçanta përpara përdorimit.
P202: Mos e trajto deri sa të jenë lexuar dhe kuptuar të gjitha paralajmërimet e sigurisë.
P281: Perdorni veshje mbrojtese
P405: Magazinojeni të kyçur
P501: Asgjesoni produktin/ambalazhin sipas rregullave ne fuqi
Lëndët vepruese | |
---|---|
Sulfoxaflor | 11.9% (120 g/L) |
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.