Agroblend Kosova

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Second Menu

⬅ Back

Switch language:

Copyrigh Agroblend 2024. All rights reserved.

Agroblend

Sulfolac 80 WG

Produkt Fungicid

Informacion rreth produktit

Pesha: 1kg
Formulimi: Granula të dispergueshme në ujë (WG).
Pamja: Granula me ngjyre te kafejte
Lloji: Fungicid kontakti me veprim parambrojtes dhe kurues

SULFOLAC është një fungicid me bazë squfuri në formë mikrogranulesh të tretshme në ujë që përdoret për luftimin e hirit. Formulimi i veçantë mundëson shpejtësinë e veprimit dhe qëndrueshmërinë e gjatë në bimë.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.

Udhëzime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:

•Ne rast kontakti me lekuren, lajini menjehere me uje te bollshem e sapun.

• Ne rast kontakti me syte, lajini menjehere me uje te bollshem se paku 15 minuta dhe kerkoni ndihme mjeksore.

• Ne rast gelltitje, pini 1-2 gota uje dhe provokoni te vjella.

• Ne rast thithje avujsh, nxirreni te demtuarin ne ajer te paster.

• Neqoftese humb ndergjegjen bejini frymemarrje artificiale dhe kur frymemarrja eshte e veshtire jepni oksigjen dhe kerkoni ndihme mjekesore ne qendren me te afert spitalore, duke i treguar mjekut etiketen.

• Nuk njihet antidot specifik. Mjekimi simptomatik.

Informacion

Informacion shtesë

Vërejtje për përdorimin:
Përzihet me PMB-të, që përdoren zakonisht në bujqësi, duke përjashtuar ato me reaksion alkalin dhe vajrat minerale.

Ndikimi në ekosistem:
• Nuk është helmues për organizmat e gjalla, që jetojnë në ujë. Mos ndotni ujrat dhe rrugët e ujit me preparatin, tretësirën spërkatëse ose ambalazhin bosh.
• Nuk është helmues për bletët.

Fitotoksiteti:
Nuk është fitotoksik kur përdoret me dozat dhe sipas rekomandimeve të mësipërme.

Karenca:
• Ne molle e dardhe: 14 dite
• Ne hardhi: 56 dite.

Magazinimi:
Ruajeni në ambalazhin origjinal, të mbyllur mirë, në vende të thata, të errëta dhe të ventiluara, në temperaturat 10-30°C.

Informacion

Mënyra & Doza e aplikimit

Në hardhi: për kontrollin e hirit (Uncinula necator), me 10 kg preparat/ha, duke kryer deri në tre trajtime.

Kunder eskoriozes, me 12.5 kg preparat /ha.

Në drithra për kontrollin e hirit, me 10 kg preparat /ha.

Në molle: për kontrollin e hirit, me 1% para lulezimit, dhe 0.75% gjatë dhe pas lulëzimit.

Informacion

Masat parambrojtese

• Ruajeni ne vende te sigurta larg femijeve.

• Ruajeni larg ushqimeve per blegtorine si dhe pijeve dhe ushqimeve per njerez.

• Gjatë punës mos hani dhe mos pini lëngje e duhan.

• Vishni rrobat e punës dhe pajisjet mbrojtëse. .

• Pas punës lani duart dhe pjesët e ekspozuara të trupit.

• Lani pajisjet mbrojtëse, mjetet e spërkatjes.

• Bëni shkatërrimin e ambalazhit sipas rregullave në fuqi

Informacion

Lëndët vepruese

Lëndët vepruese
Squfur 80%

Informacion

Përshtatshmëria

Përzihet me PMB-të, që përdoren zakonisht në bujqësi, duke përjashtuar ato me reaksion alkalin dhe vajrat minerale.

Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.

Agroblend

Shikoni katalogun tonë të produkteve!

Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.