Formulimi: Koncentrat i suspensueshem (SC)
Lloji: Fungicid i ri me spektër të gjerë veprimi
FONTELIS është një fungicid i ri me spektër të gjerë veprimi për kontrollin e disa sëmundjeve kërpudhore ne peme frutore, perime, vresht dhe bimë dekorative.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Udhezime pёr ndihmën e parё dhe këshilla pёr mjekun:
Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni rrobat e ndotura. Shpëlahuni menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse një person nuk ndihet mirë osë ka irritim të lëkurës, konsultohuni me mjekun.
Në rast të kontaktit me sy: Në rast kontakti me sytë: Mbani sytë hapur dhe shpëlajini me kujdes me ujë të bollshëm, edhe nën kapakët e syve, për të paktën 15 min. Konsultohuni me specialistin përkatës për këshilla mbi trajtimin.
Në rast thithje nëpërmjet frymëmarrjesLëvizeni personin në ajër të freskët. Nëse është e nevojshme, jepni oksigjen dhe frymëmarrje gojë-gojë, nëse është e mundur. Konsultohuni me mjekun për këshilla mjekësore të mëtejshme.
Në rast gëlltitje: Pini 1-2 gota me ujë. Lajmëroni menjëherë mjekun. Mos shkaktoni të vjella, përveç në rast se ju këshillohet nga mjeku. Asnjëherë mos ndikoni vjellje apo të jepni diçka nga goja të sëmurit pa ndjenja ose me konvulsione.
– P308-P313: Në qoftë se ekspozoheni ose shqetësoheni: Menjëherë telefononi një qendër helmimi
apo një doktor/mjek.
– P101: Nëse duhet këshillë mjekësore, mbajeni kontejnerin ose etiketën e
produktit afër.
– Antidot specifik nuk njihet. Mjekimi simptomatik.
Verejtje per perdorimin:
FRONTELIS është i pajtueshëm me shumë PMB, plehra te lëngëshm dhe produkte biologjike. Evitoni
përzierjet në serbator përveç se kur rekomandohet në etiketë ose nga ekspertët. Pёr tё shamngur fenomenin
e rezistencёs, trajtoni sipas rekomandimeve. Mos aplikoni nё kushte të kёqija moti, në shi, me erë, ose nё
orët me temperatura tё larta. Mos aplikoni me paisje spërkatёse, të cilat nuk funksionojnё mire ose janё të
dёmtuara. Duhet përdorur si parandalues, duke trajtuar sapo të shfaqen kushtet e favorshme për zhvilimin e
sëmundjeve, duke u kujdesur për të spërkatur të gjithë masën vegjetative. Përdorni vetëm mjete te
pershtatshme per sperkatje.
Ndikimi ne ekosistem:
Mesatarisht helmues për gjitarët dhe për zogjtë. Pak helmues për bletët. H400: Shumë toksike për
organizmat ujorë. H410: Shumë toksike për jetën ujore me efekte të gjata. H412: E dëmshme për jetën
ujore me efekte të gjata. SP1: Mos e ndotni ujin me produktin ose enën e tij (Mos pastroni pajisjet e
aplikimit pranë ujit sipërfaqësor/shmangni ndotjen përmes kullonjeve nga kopshtet dhe rrugët). SPe3: Për
të mbrojtur organizmat ujorë respektoni një zonë tamponësh të patrajtuar prej 10 m në rrjedhjet ujore
sipërfaqësore. Mos aplikoni kёtё produkt direkt ose pranё njё sipёrfaqe uji dhe nё tё gjitha mjediset e tjera
ujore si: pellgje, liqene, kanale ujitёse, kulluese, etj. Respektoni distancat pёr zonat e mbrojtura (min 20
m). P273: Shmangni lëshimin në mjedis.
Karenca:
3 ditë per perimet; 7 ditë për perimet gjethore; 21 ditë ne mollë dhe dardhë; 3 ditë per pjeshken, kajsine dhe
nektarinat.
Ruajtja dhe magazinimi:
Të ruhet në kontenierët origjinalë, në vende të thata, të freskëta dhe të ajrosura mirë, në temperatura 1-30°
C, larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit dhe lëndëve djegëse. Ka rrezik vetë-ndezje nëse magazinohet në
ambjente me lagështirë.
Përdorimi
Në mollë, dardhë: Për kontrollin e kromës, hirit, alternaries dhe njollosjes kafe te dardhes, me 75 ml/100
lit ujë.
Në rast aplikimi deri në fund të lulëzimit, përdorni vëllim solucioni 1000-1200 lit/ha (750-900 ml/ha). Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 7 dite.
Në pjeshkë, nektarina, kajsi, kumbull, qershi, ftonj: për kontrollin e kalbëzimit (Monilia spp.) dhe hirit gjate fazës së lulëzimit. Kryeni 1 aplikim të vetëm, me 75 ml/100 lit uje; gjatë fazës së zhvillimit dhe maturimit të frutave, kryeni maksimumi 2 aplikime me 1,5 l/ha, në solucion 500-1000 lit ujë.
Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 7 dite.
Ne hardhi: Për kontrollin e hirit, me 75 ml/100 lit ujë, ne 1000-1200 lit/ha (750-900 ml/ha). Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 7 dite.
Domate, patëllxhan: për kontrollin e botritisit dhe sklerotinies: -ne fushë të hapur, me 2,4 lit/ha, në 500- 1200 lit ujë; kryeni 1 aplikim/sezon; -ne sera, me 2 lit/ha në 500-1000 lit ujë. Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 5 dite.
Spec (në sera): për kontrollin e botritisit, me 2 lit/ha në 500-1000 lit ujë. Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 5 dite.
Kungullore, kastravec, pjepër, kungull, etj.: Për kontrollin e botritisit, hirit dhe sklerotinies: -ne fushë të hapur, me 2,4 lit/ha në 500-1200 lit ujë; kryeni 1 aplikim/sezon; -ne sera, me 2 lit/ha në 500-1000 lit ujë. Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 5 dite
Perime gjethore (sallatë, spinaq, lakër, rukola, etj.): Për kontrollin e botritisit dhe sklerotinies, me 1,5 lit/ha në 200-1000 lit ujë. Kryeni 1 trajtim/sezon.
Lule shtrydhe: për kontrollin e botritisit dhe hirit, me 1,75 lit/ha në 200-1000 lit ujë.
Mund të kryeni 2 trajtime/sezon, me interval 5 dite.
Ky produkt mund të përdoret si pjesë e programit IPM. Konsultohuni me shërbimin e ekstensionit ose me profesionistë të zonës suaj për të përcaktuar nivelin e infeksioneve për trajtimin.
• P102: Mbani larg mundësive të fëmijëve.
• P103: Lexoni etiketën përpara përdorimit.
• P201: Merrni udhëzime të veçanta përpara përdorimit
• P202: Mos e trajto deri sa të jenë lexuar dhe kuptuar të gjitha paralajmërimet e sigurisë.
• P281: Perdorni veshje mbrojtese
• P391: Mblidheni atë që derdhet
• P405: Magazinojeni të kyçur.
• P501: Hidheni përmbajtjen/kontejnerin në përputhje me legjislacionin në vend.
• EUH401: Per te evituar rreziqet per njerezit dhe mjedisin, permbajuni udhezimeve te perdorimit ne kete etikete.
Active Ingredints | |
---|---|
Penthiopyrad | 200 g/L |
FRONTELIS është i pajtueshëm me shumë PMB, plehra te lëngëshm dhe produkte biologjike. Evitoni përzierjet në serbator përveç se kur rekomandohet në etiketë ose nga ekspertët.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.