Lloji: Produkt plehërues që përdoret gjatë kultivimit: drithëra, bimë vajore, misër, panxhar, perime.
Pesha: 0.5L (0.67kg)
Sarmin Maksi përdoret si plehërues me veprim të veçantë me përmbajtje silici me anë të spërkatjes gjethore për kultura të ndryshme.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
• Rrit efikasitetin e menaxhimit të ujit në bimë.
• Ka efekt pozitiv në bimë, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e bimës ndaj stresit.
• Ka përmbajtje të lartë potasi dhe silikoni – përbërësit 100% të tretshëm në ujë.
Përfshirja e silikonit në strukturat qelizore gjithashtu ngurteson kercellin (tehun), e bën më të vështirë ushqimin e dëmtuesve dhe zvogëlon shkallën e infektimit nga patogjenet (krahbardha, tuta absouta, etj...).
SARMIN Maksi ka një efekt pozitiv te menaxhimi i ujit përmes efektit sinergjik të silikonit dhe kaliumit në gjethe.
Aplikohet me anë të spërkates me aplikim sipërfaqësor. Sasia e rekomanduar e solucionit spërkatës është 200-300 I/ha. Kryeni 2-3 spërkatje në fazat e para të rritjes së bimëve.
Doza e rekomanduar e plehut në çdo aplikim: 0,5 I/ha.
Mos e përdorni në rast se bimët janë të ngrira.
Kulturat: drithëra, bimë vajore, misër, panxhar, perime
Nuk duhet të përzihet me produkte të mbrojtjes së bimëve.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla shtesë mbi pajtueshmërinë.
Përbërja | |
---|---|
SiO2 | min 26% |
K2O | min 12% |
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.