Emri i plotë: Ultra Complex 15-15-15 (0.5MgO + 0.5 CaO+25SO₃+TE)
Ultra Complex NPK 15:15:15 dhe Euro Gold NPK 15:15:15 të ambalazhuar në thas me material plastike me cilësi ultra të lartë, rezistent ndaj shiut dhe rrezeve të diellit, me mbështjellje të dyfisht.
Ultra Complex NPK 15:15:15 dhe Euro Gold NPK 15:15:15 janë pleh i balancuar me përmbajtje të Azotit, Fosforit dhe Kaliumit (NPK) i prodhuar nga prodhus lider në botë për të maksimalizuar rendimentin dhe cilësinë e kulturave bujqësore.
Ju lutemi kontaktoni shërbimin teknik për këshilla mbi kultura dhe kushte specifike.
Ultra Complex NPK 15:15:15 dhe Euro Gold NPK 15:15:15 janë plehra me përzierje kimike në mënyrë që çdo kokrrizë e tyre të përmbajë sasi të përshtatura/balancuara saktësisht të NPK për të siguruar marrjen e saktë dhe të ekuilibruar të këtyre lëndëve ushqyese kryesore nga bimët e kultivuara.
Ultra Complex NPK 15:15:15 dhe Euro Gold NPK 15:15:15 janë plehra të përshtatshëm për t'u shpërndarë me dorë ose me makinë shpërndarëse.
Këto plehra përmbajn amonium në sasi të lartë e që është me rëndësi për të mbajtur një shpërndarje të qëndrueshme të azotit. I gjithë fosfori është plotësisht i disponueshëm për bimët, si ortofosfate të tretshme në ujë dhe di-kalciumfosfat të tretshëm në citratin e amonit. Kombinimi i formave të ndryshme jep disponueshmëri më të madhe dhe më të qëndrueshme të Fosforit për të mbjellat në një gamë të gjerë të llojeve të tokës.
Pleh me bazë sulfat kaliumi i cili përmirëson prodhimin e shumicës së drithërave, frutave dhe perimeve. Përdorimi i një pleh me bazë sulfati kaliumi është veçanërisht i rëndësishëm për kulturat me tolerancë të ulët ndaj klorurit.
Ultra Complex NPK 15:15:15 dhe Euro Gold NPK 15:15:15 janë plehra me përmbajtje NPK të balancuar për qëllime të përgjithshme dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e dherave dhe kulturave bujqësore.
Doza e rekomanduar:
Kultura të ndryshme (patate, perime, grurë, tërshërë, elb, pemë frutore, ullinj & vreshta, misër, etj.): 1-2.5 kv/Ha; për bimë të reja dhe 2-4 kv/Ha për bimë të rritura.
Përbërja | |
---|---|
Azot Total (N) | 15% |
Penta oksid fosfori (P2O5) | 15% |
Oksid Kaliumi (K2O) | 15% |
Oksid magnezi (MgO) | 0.5% |
Oksid Kalciumi (CaO) | 0.5% |
Trioksid squfuri (SO3) | 25% |
Bakër (Cu) | 0.001% |
Mangan (Mn) | 0.02% |
Zink (Zn) | 0.004% |
Hekur (Fe) | 0.3% |
Për një listim të të gjithë produkteve dhe informacioneve rreth përdorimit të produkteve.